×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Rindërtohet dyshemeja e gladiatorëve në Koloseum të Romës

    Insajderi
    03 May 2021 - 15:08

    Qeveria e Italisë miratoi planin për të rindërtuar dyshemenë në Koloseumin antik të Romës, për t’u dhënë vizitorëve mundësinë të qëndrojnë atje ku dikur kanë luftuar gladiatorët.

    Projekti parasheh ndërtimin e dyshemesë prej druri që do të kapë shumën prej 18.5 milionë eurosh. Ndërtimi pritet të përfundojë në vitin 2023.

    Aktualisht, monumenti 2.000-vjeçar nuk ka dysheme. Ajo është hequr nga arkeologët në shekullin 19, për të ekspozuar rrjetin nëntokësor të tuneleve, ku mbaheshin gladiatorët dhe kafshët, përpara se të fillonin sportet e përgjakshme. Koloseumi ishte amfiteatri më i madh në Perandorinë Romake.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark