×
Show

Rinor Hykolli e konfirmon bashkëpunimin e Taynës me Mozzik, jep detaje për këngën dhe klipin

Insajderi
14 January 2020 - 18:56

Kanë kaluar tashmë disa orë qysh kur reperi, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik ka paralajmëruar audiencën për ardhjen e asaj që ai po e konsideron si ‘mega hit’ e që pritet ta sjellë në bashkëpunim me reperen Tayna.

Është menaxheri i reperes, Rinor Hykolli ai i cili e ka konfirmuar për ‘Gazetën Insajderi’ që dyshja do të vijnë me bashkëpunim dhe se kënga është tashmë e finalizuar.

Hykolli ka treguar që xhirimet e klipit pritet të nisin me 2 shkurt të këtij viti, ndonëse ka treguar se kënga i është dorëzuar tashmë kompanisë që do të merret me krijimin e klipit në mënyrë që të kenë hapësirë të mendojnë për idetë.

© Tayna [instagram]
Po do të ketë bashkëpunim mes Tayna dhe Mozzik. Tashmë këngën ia kemi dorëzuar videoproduksionit për të krijuar idenë e klipit dhe po presim që xhirimet t’i fillojmë kah 2 apo 3 shkurti. Tash Tayna është në pushime, por do të kthehet me 1 shkurt,” – kanë qenë detajet që menaxheri, Rinor Hykolli i ka dhënë për këtë bashkëpunim të dyshes.

Është edhe vet reperja, Tayna e cila pak minuta më parë ka publikuar edhe dy imazhe ku shihet bashkë me Mozzik në studio. Ajo ka shkruar se ‘mega hiti’ i tyre është bërë për gjysmë ore, dhe se po duan me ua ‘shti lakminë’ të gjithëve deri sa të dal.

© Tayna [instagram]
E kanë gjet shumë mirë njëri-tjetrin,” – kanë qenë më tutje fjalët e menaxherit, Rinor Hykolli.

/ © Insajderi /

Detaje të reja për rastin e “tentim-dhunimit” të Butrint Imerit, flasin protagonistët dhe psikologu

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark