×
  • Sport
  • Sport

    Rinovimi i stadiumit në Gjilan, flet ministri Çeku

    Insajderi
    11 October 2022 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stadiumi i Gjilanit, përkatësisht renovimi i tij, vazhdon të jetë njëra nga çështjet më të diskutuara sa i përket infrastrukturës sportive në vendin tonë.

    Lidhur me këtë është deklaruar sonte edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

    “Është një sagë, nuk dua t’i kthehem viteve të kaluara sepse është nisur keq, është vazhdu keq, ka shkelje procedurale. Nuk ka as projekt përfundimtar, pra kanë nisë punimet pa u siguruar se është projekti përfundimtar. Edhe financiarisht ka qenë i planifikuar keq”, tha fillimisht ai në T7.

    “Shpresoj shumë që brenda kësaj jave ne do të nënshkruajmë kontratën me operatorin që do ta hartoj projektin e fazës së fundit. Në fillimin e vitit të ardhshëm, kur e kemi projektin e fazës së fundit, menjëherë kalojmë në procedura për ta kontraktuar punëkryesin, i cili do të vazhdojë për ta përfundu një stadium, i cili nuk është vetëm një stadium, i cili është i Gjilanit sepse i ka dhënë Kosovës shumë dhe ka dy klube super të suksesshme edhe ndërkombëtarisht dhe që ka qytetari mjaft aktive në futboll”, tha Çeku.

    Kujtojmë se projekti për renovimin e stadiumit të Gjilanit ka nisur më 2016.

    Qeveria e Kosovës nuk e ka ndarë asnjë cent për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan për këtë vit.

    Drita dhe Gjilani, dy prej klubeve më të mëdha në Superligën e Kosovës, këtë sezon po luajnë në stadiumin me bar sintetik (stadium ndihmës) në këtë qytet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark