×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rishi Sunak gjobitet pasi nuk vendos rripin e sigurimit

    Insajderi
    20 January 2023 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, është gjobitur nga policia pasi nuk ka vendosur rripin e sigurimit në ulësen e pasme të makinës së tij në lëvizje, gjatë një udhëtimi në Anglinë veriore.

    Kryeministri po regjistronte një video në Instagram gjatë një vizite në tre qytete për të promovuar agjendën e qeverisë. Videoja, e cila tregon Sunak duke u kthyer në vendin e tij për të folur me kamerën pa vendosur rripin e sigurimit, tani është hequr nga faqja e rrjeteve sociale.

    Qeveria tha se incidenti ishte një “gabim i rastit”, por policia e Lancashire njoftoi se po gjobiste Sunak për shkelje të rregullave.

    Policia në njoftim tha: “Do të mund të shihni një video në rrjetet sociale që tregon një individ që nuk mbante rripin e sigurimit teksa një pasagjer ishte në një makinë në lëvizje në Lancashire. Pas shqyrtimit të kësaj çështjeje, ne sot i kemi lëshuar gjobë një 42-vjeçari nga Londra”.

    Gjobat deri në 500 paund mund të shqiptohen kur dikush nuk e vendos rripin e sigurimit, në Angli.

    Duke komentuar incidentin e rripit të sigurimit, një zëdhënës i Downing Street tha se kryeministri “e pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe kërkon falje”.

    “Kryeministri beson se të gjithë duhet të vendosin rripin e sigurimit”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark