×
Show

Rita Ora bie pre e mashtrimit, humb 2.3 milionë funte

Insajderi
20 December 2016 - 14:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka humbur 2.3 milionë funte, shkaku i një kontabilisti mashtrues, i cili është arrestuar në lidhje me këtë rast në Northamptonshire.

Por, mediat britanike kanë raportuar se këto para do t’i kompensohen nga kompania e sigurimit.

“Rita ka biznese të shumëfishta në mbarë botën. Njëra nga kompanitë në të cilën ajo ka hise, ishte viktimë e mashtrimit së bashku me disa kompani dhe individë tjerë. Por çfarëdo humbje që ka pësuar kompania që ka hise zonjusha Ora, do të kompensohen nga kompania e sigurimit”, ka thënë ndër të tjerash avokati i këngëtares shqiptare, Graham Shear.

Edhe vitin e kaluar Rita ishte viktimë e plaçkitjes, ku i ishte vjedhur shtëpia prishtinases në Londër me ç’rast i ishin marrë gjësende në vlerë prej 200 mijë dollarë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark