Rita Ora është artistja me prejardhje shqiptare që kohëve të fundit është duke u komentuar shumë në rrjete sociale.
Krejt kjo vjen pasi ajo për ditëlindjen e 30-të organizoi një festë, çka rezultonte si thyerje e rregullave antiCOVID-19, shkruan Daily Mail.
Ajo tashmë në rrjetin social Instagram ka humbur 220 mijë ndjekës, të cilët vazhdimisht po e akuzojnë për veprimin e bërë.
Po ashtu këngëtarja është konsideruar si ‘egoiste’ nga policia angleze, ani pse thuhet se ajo pagoi një shumë të majme.
Që nga muaji Maj, ndjekësit e Ritas kanë qenë në rënie të dukshme dhe që nga 29 janar, ajo ka rreth 16,024,000 ndjekës.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme (e premte) fansat e “The Masked Singer” kanë kërkuar që ajo të largohet nga shfaqja.
Në rrjetin social Twitter komentuesit shpërthyen me mesazhe që shfaqnin mllefin që kanë ndaj veprimit të artistes.