Pop Ylli Rita Ora nuk do të kthehet në serinë e 24 të garës së modeleve “American Next Top Model”, shkruan Mirror raporton Kultplus.
Modelja e njohur Tyra Banks, e gjithashtu edhe udhëheqësja e mëhershme e kësaj gare, ka lajmëruar se do të rikthehet pas serisë së fundit të udhëhequr nga Rita Ora.
Modelja veterane e cila ja dorëzoj detyrën Rita Orës vitin e kaluar, konfirmoi lajmin për rikthim përmes profilit të saj në rretin social Twitter.
“Më ka munguar American Next Top Model! Unë po rikthehem“, ka shkruar ajo, dhe në të njëjtën kohë ka falënderuar Rita Orën duke e përshkruar si shembulli më i mirë për modën.