×
Show

Rita Ora ndihmon në shpërndarjen e ndihmave pas zjarrit në Londër

Insajderi
15 June 2017 - 16:03

Rita Ora ka vizituar ndërtesën Grenfell për të ndihmuar në klasifikimin dhe ndarjen e donacioneve, të cilat janë lënë nga londinezët zemërmirë, pasi ndërtesën e kishte kapluar zjarri duke lënë kështu 12 banorë të vdekur.

Më shumë se 70 njerëz janë në spital, 18 prej tyre në gjendje kritike, dhe zjarrfikësit kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve pritet të rritet, shkruan Mirror.

Pop-ylli i rritur në Londër është filmuar duke dhënë ndihmë në vend të ngjarjes në perëndim të Londrës, duke organizuar thasët me rroba, ushqim dhe gjëra tjera esenciale të cilat janë dhuruar për të ndihmuar ata që janë prekur nga zjarri.

Rita ka ndarë një video në Snapchat ku ajo është duke klasifikuar dhe rregulluar thasët e dhuruar, të cilët janë lënë në rrugë.

Gjithashtu ka bërë edhe thirrje që të vijnë sa më shumë njerëz që të munden dhe të ndihmojnë.

“Ju lutem ejani dhe ndihmoni nëse mundeni”, ka shkruar ajo në Snapchat.

Ajo edhe është parë duke përshëndetur vendasit.

26-vjeçarja ka luajtur në këtë ndërtesë si fëmijë, dhe ka folur në rrjetet sociale dje për pikëllimin e saj tek sa shihte zjarrin që merrte ndërtesën të mërkurën në mëngjes.

“Lutjet e mia janë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Kam luajtur më herët në atë lagje. Dua të bëj të pamundurën për t’iu ndihmuar”, ka shkruar Rita Ora në Facebook.

Në Twitter ajo shkroi: “E tronditur dhe e shkatërruar për dëgjimin e këtij lajmi të tmerrshëm. Zemra ime është me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e tmerrshme në Londrën perëndimore”.

Edhe një yll tjetër është parë në vend të ngjarjes të mërkurën, ajo ishte Adele e cila mbajti vizitën e saj të fshehur duke mos e përmendur. Por ajo provoi të ndihmonte gjithë ata që ishin aty dhe shpërndante përqafime. /Insajderi.com

 

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark