×
Show

Rita ora publikon këngë të re

Insajderi
22 November 2018 - 13:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Rita Ora së shpejti do ta nxjerrë një album të ri ndëkohë që këtë muaj ka publikuar këngë të reja njëra pas tjetrës.

Albumi i saj, i dyti me radhë, do të dalë këtë të premte, me titullin “Phoenix”

Sot, Rita publikoi këngën e katërmbëdhjetë të albumit të saj, “Falling to Pieces”.

Kjo këngë është një nga më të veçantat në albumin e saj, kjo pasi i dedikohet qytetit të saj ku u rrit, Londrës.

“‘Falling To Pieces’ ka të bëjë me Londrën dhe është kënga me të cilën jam shumë krenare. Ka shumë elemente muzikore në të. Ka një tekst shumë të trishtuar, por është e kundërta me muzikën optimiste. Është një ekuilibër me atë që Londra më bën të ndihem. Është shtëpia ime”, ka thënë ajo së fundmi në një intervistë për A Listit.

Ditë më parë, Ora ka bërë edhe lansimin e këngëve “Cashmere” dhe “Velvet Rope”.

Pjesë e albumit “Phoenix” janë edhe këngët e njohura “Anyëhere”, “Your Song”, “Let you love me”, “Girls” (bashkëpunim me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX), dhe “Lonely together” (bashkëpunimi i suksesshëm me Aviciin).

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark