×
Show

Rita Ora si dizajnere, më shumë sukses se si këngëtare

Insajderi
14 March 2017 - 19:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hovin e saj si këngëtare e njohur e muzikës pop duket se e ka ndalur moda. Pasi një kohë të gjatë nuk ka sjellë ndonjë hit muzikor, Rita Ora është duke pasur suksese në fushën e dizajnit.

Së fundmi ajo bëri bujë si udhëheqëse e një prej spektakleve më të njohura të modës, “America’s Next Top Model”.

Madje, përkundër muzikës që nuk ka sjellë ndonjë gjë të re, këtë po e bënë në modë. Ajo po tregohet edhe e guximshme në trendet e reja.

Ora pas shumë viteve bashkëpunimi me “Adidas”, ka shprehur kënaqësinë e saj të madhe që koleksionin e saj janë duke e veshur  yje me famë botërore.

Rita në faqen e saj zyrtare në Facebook ka publikuar një fotografi, ku shihen Beyonce, Miley Cyrus dhe motrat Hadid duke veshur koleksionin e saj të krijuar në kuadër të kompanisë së njohur “Adidas”.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRitaOra%2Fposts%2F10154401168408601&width=500″/]

Rita e cila nuk ka pasur edhe aq shumë raporte të mira si këngëtare me yjet e tjera, në modë, po gjen përkrahje.

Në postimin e saj në Facebook,  ka falënderuar yjet të cilat veshin, dizajnet e saja, duke thënë se nuk ka gjë më të mirë se mbështetja e vajzave në mes vete dhe se ajo i bën më të forta së bashku.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark