×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rizvanolli shkon në Greqi për të folur për krizën me energji, dhe tregon si mund të zgjidhet ajo

    Insajderi
    22 November 2022 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me ftesë të ministrit grek për Energji dhe Mjedis Kostas Skrekas ka marrë pjesë në Dialogun e parë Ministror të Energjisë në Athinë me temën: “Garantimi i sigurisë energjetike në një botë në zhvillim”.

    Në takimin ministror kanë marrë pjesë edhe ministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ministri i Bullgarisë, Rosen Hristov, ai i Italisë, Gilberto Pichetto Fratin, si dhe ministri i Rumanisë, Virgil-Daniel Popescu.

    Gjatë takimit, ministrat kanë diskutuar rreth shtrirjes e zgjerimit të lidhjeve të transmisionit, rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtërirë të energjisë në miksin e energjisë të vendeve të Evropës jug-lindore si dhe rritjes së efiçiencës së energjisë si një ndër hapat kyç në përballje me krizën energjetike evropiane.

    Ministrja Rizvanolli gjatë diskutimit me ministra ka cekur që siguria e energjisë mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë, në të cilin varen pavarësia dhe siguria energjetike e Evropës.

    Është kritike që ky bashkëpunim të ndërtohet jo vetëm duke u bazuar në zhvillim ekonomik, por në vlerat tona të përbashkëta evropiane, të paqes e demokracisë, thuhet në komunikatë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark