×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rizvanolli paralajmëron qytetarët: Dimri do jetë tejet i vështirë, kursejeni rrymën

    Insajderi
    10 August 2022 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, në konferecnën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka thënë se Kosova ka bërë të gjitha përpjekjet për realizimin e marrëveshjes për energji në një periudhë sa më të shpejtë.

    “Kosova ka bërë të gjitha përpjekjet për realizimin e marrëveshjes, ngecjet janë për shkak të anës tjetër. Çfarë është me rëndësi ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet që marrëveshja të realizohet sa më shpejtë të jetë e mundur në mënyrë që qytetarët në komunat veriore të fillojnë të paguajnë faturat e energjisë sa më shpejtë”, ka thënë ajo.

    Ajo ka thënë se Evropën e pret një dimër i vështirë sa i përket energjisë, për çka ka thënë se do të ndikojë edhe në Kosovë.

    “Dimri i ardhshëm tejet i vështirë për Evropën kjo do të na ndikojë edhe neve me masën që kemi nevojë për import të energjisë. Është mirë që edhe ne të jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që po na presin. Jemi duke i ndërmarrë të gjitha masat që janë të realizueshme brenda një periudhe të shkurtër. KEK-u është duke i bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që ndërhyrjet në blloqet e Kosovës A dhe B të përfundojnë para dimrit. Duhet te jemi te vetëdijshëm, duhet të kursejmë energji”, ka thënë ajo.

    Ajo ka folur pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në të cilën është votuar shkarkimi i tre anëtarëve të bordit të Ndërmarrjes Publike Infrakos, Afrim Mehmetaj, Selatin Retkoceri dhe Ilir Zhita.

    Sipas Rizvanollit ata kanë ngecur në realizimin e objektivave afariste dhe kanë bërë shkelje duke mos adresuar problemet me të cilat përballët kjo ndërmarrje.

    Pas kësaj qeveria ka bërë emërimin e bordit të përkohshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark