×
  • Showbiz
  • Show

    Robert Berisha “rikthehet” në konvikt, kjo është arsyeja

    Insajderi
    25 May 2022 - 21:13

    Këngëtari Robert Berisha rastësisht përfundoi para dy vitesh i mbyllur për dy javë në konviktin e studentëve në Prishtinë.

    Kjo pasi ai u kthye nga një udhëtim nga jashtë shtetit, pikërisht në momentin kur Kosova kishte hyrë në iozlim shkaku i pandemisë COVID-19 dhe si rrjedhojë, të gjithë ata që fluturonin nga jashtë, strehoheshin në konveikte.

    E duekt se mbrëmjen e së martës, këngëtari Berisha pati një rikthim në Konviktet e Studentëve, por kësaj radhe për një qëllim tjetër.

    Ai ishte ftuar për të performuar në një mbrëmje muzikore, e cila është organizuar nga studentët e UP-së në amfiteatrin e qendrës studentore.

    Vet këngëtari Berisha ndau me ndjekësit e tij disa fotografi nga mbrëmja, ku atmosfera duket të ketë qenë fantastike nën muzikën e interpretuar nga ai.

    Roberti përndryshe ishte kthye në senzacion gjatë dy javëve të izolimit të tij në konvikt, me videot e shumta satirike që publikonte në rrjetet sociale, për të argëtuar publikun në periudhën e vështirë të pandemisë. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark