×
  • Sport
  • Sport

    Robin Krasniqi: Nuk dorëzohem deri sa të bëhem kampion bote

    Insajderi
    08 February 2016 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi, i cili jeton në Gjermani, është zotuar se nuk do të dorëzohet deri sa ta fitojë titullin e kampionit të botës.

    Boksieri 28 vjeçar i cili ndeshet në kategorinë super të mesme, ka tentuar dy herë më parë këtë titull ndaj anglezit Cleverley dhe gjermanit Brahmer, por ai thotë se nuk do të dorëzohet në fitimin e titullit kampion të botës, raporton Inasjderi.

    Kështu deklaroi ai gjatë një interviste për televizionin shqiptar ‘Supersport’, raporton Insajderi.

    “Unë nuk jam njeri që dorëzohem, nuk do të ndalem. Qëllimi im është të fitojë titullin kampion të botës,” ka thënë ai.

    Boksieri shqiptar është dukë u stërvitur në Amerikë, ku po punon dhe po merr përvojë nga trajner amerikan.

    Krasniqi u shpreh se takimi ku do ta tentojë titullin kampion bote do të zhvillohet gjatë këtij viti ose më së largu vitin tjetër. Ai po ashtu tha se një ndeshje e tillë mund të zhvillohet në Prishtinë apo Tiranë, pasi ëndrra e tij është të zhvillojë një takim para tifozëve shqiptar./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark