Roma dhe Venezia kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Serie A.
Giallorossët janë nikoqir të Venezias në takimin i cili pritet të zhvillohet në Olimpico me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Jose Mourinhos vjen në këtë ndeshje pa fitore në katër ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet triumfit për të mos rrezikuar një vend që i dërgon në Evropë.
Në anën tjetër, mysafirët kanë rënë matematikisht nga kategoria, por do të tentojnë të bëjnë ndonjë befasi për t’i marrë pikë Romës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Roma: Rui Patricio; Kumbulla, Smalling, Ibanez; Maitland-Niles, Cristante, Veretout, Spinazzola; Carles Perez, Pellegrini; Abraham
Venezia: Maenpaa; Ampadu, Caldara, Ceccaroni; Mateju, Crnigoj, Vacca, Haps; Aramu, Kiyine; Okereke