×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Romani i Arben I. Kastratit do të bëhet edhe film

    Insajderi
    15 November 2018 - 19:09

    Romani i Arben I. Kastratit në Panairin e Librit në Tiranë, do të bëhet edhe film

    “I dashuri unë” është romani i aktorit, regjisorit Arben I. Kastratit që është prezantuar në Panairin e Librit në Tiranë, roman i cili është nominuar edhe për çmimin Kadare, shkruan KultPlus.

    Me botues “Artini”, ky roman shtrihet në periudhën e luftës në Kosovë, ku personazhi kryesor, i cili është edhe aktor, i ndjekur nga paramilitarët serb, hyn në kinemanë e qytetit të fshihet. Në arkivin e kinemasë, që kishte vite që nuk funksiononte, ai gjen shumë filma.

    Mbrëmjeve, kur NATO-ja bombardonte caqet militare serbe, ai ulej dhe shikonte filma. Duke shikuar filmat, kujton ngjarjet kryesore politike, duke u kthyer në retrospektivë…

    Romani është adaptuar skenar filmi dhe xhirimet e filmit fillojnë në shtator të vitit 2019.

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark