
Shtëpia botuese maqedonase “Templum” përuron romanin “Gryka e kohës” të shkrimtarit dhe intelektualit të mirënjohur shqiptar, Migjen Kelmendi. Romani është përkthyer dhe botuar javë më parë në gjuhën maqedonase nga shtëpia e lartcekur botuese.
Përurimi do të mbahet me datën 12 qeshor (të shtunën), ora 16:00, në ambientet e Teatrit shqiptar të Shkupit.
Sipas njoftimit të organizatorit, përurimi do të zhvillohet si një formë e bashkëbisedimit letrar për romanin në mes të shkrimtarit Kelmendi, përkthyeses së romanit në fjalë, Alida Muça, dhe botuesit të romanit, Nikola Galevski.
Titulli i romanit në këtë gjuhën maqedonase është “Premin vo vremeto”.