×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo do të qëndrojë te Reali

    Insajderi
    09 February 2016 - 22:23

    Super ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo, do të qëndrojë së paku edhe dy vite në Madrid.
    Kështu tha portugezi në ceremoninë ku mori çmimin qe ndahet nga e përditshmja ‘Marca’ rreth golashënuesit më të mirë të vitit.

    “Do vazhdojë të jem pjesë e La Liga-s edhe dy vite, aq sa kam kontratën time me Real Madridin. Më pas, do shikoj dhe do mendoj se çfarë do bëj për të ardhmen”, u shpreh portugezi Ronaldo, i cili në fund të deklaratës së tij shpalosi edhe objektivat që ka për të realizuar në këtë periudhë që i ka mbetur për të luajtur me madrilenët.

    “Sigurisht që do japim maksimumin në çdo kompeticion, por unë dua të fitoj sërish Championsin”, përfundoi fituesi i dyfishtë i topit të artë.

    Ronaldo është përfolur për një largim të mundshëm që në fund të edicionit, me Manchester United dhe PSG, të gatshëm për të bërë oferta të çmendura. Por, duket se do i shtyjnë planet e tyre me yllin portugez për më vonë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark