Një tjetër romancë e Cristiano Ronaldos ka dalë në dritë. Në një intervistë së fundmi, Gemma Atkinson ka rrëfyer mbi takimet me yllin e Mançester Junajtit në vitin 2007.
E ftuar në “Manchester Radio Key 103” modelja ndër të tjera tregoi se koha që kishte kaluar me futbollistin kishte qenë e mrekullueshme. Madje ajo ndau me dëgjuesit e radios një nga takimet e tyre në shtëpinë e saj. Gemma tregoi se ato kaluan një kohë relaksuese duke parë serialin “Fools Get Lucky”.
Pas përfundimit të romancës së shkurtër në atë kohë, 37-vjeçarja u shpreh se mediat i kishin ofruar një shumë të madhe parash për të folur mbi romancën e saj me yllin portugez. Por ajo tregoi se në atë kohë nuk dëshiroi ta bënte dicka të tillë.
“Kur u ndamë, më ofruan shumë para për të treguar se si shkoi romanca jonë. Nuk e desha dhe refuzova,”-u shpreh modelja.
Ju kujtojmë që Cristiano po shijon pushimet e tij në Ibiza. Asi i Mançester Junajtit dhe Georgina Rodriguez u fotografuan teksa po shijonin një natë romantike në ishull.
Sulmuesi i Manchester United dhe partnerja e tij, u panë në klubin e natës dhe kabarenë El Lio. Ronaldo dukej plot stil teksa kishte veshur një kostum bojëqielli, dhe të kombinuar me varëse argjendi.
Ndërkohë, Georgina shfaqi fizikun e saj të jashtëzakonshëm me një fustan të gjelbër dhe e përshtati të me një gjerdan të ngjashëm si ajo e futbollistit. Çifti u fotografuan duke u përqafuar dhe puthur në klub ndërsa kërcenin dhe ishin të rrethuar nga miqtë e tyre.