×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo heshtë kritikët

    Insajderi
    06 March 2016 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo është kthyer në më të mirën e tij të shtunën. Superylli portugez e shfaqi të gjithë reportarin e tij në fitoren 7-1 ndaj Celta Vigos: një bombë nga jashtë zone, një goditje e lirë, një goditje me kokë dhe një gol prej instikti të “vrasësit”.

    Ronaldo I vuri në përdorim të gjitha cilësitë e tij në pjesën e dytë duke e thyer rezistencën e miqve, pas një pjese të parë të respektueshme. Futbollistët e Celtas patën fatin ta shohin nga afër spektaklin e “makinës së golave” nga Madeira.

    Kjo paraqitje erdhi vetëm një javë pas humbjes ndaj Atletikos, ku portugezi lëshoi sinjale pakënaqësie ndaj bashkëlojtarëve të tij duke thënë: “Po të ishin të gjithë si unë, ne do të ishim në krye”.

    Gjatë pjesës së parë Ronaldo nuk dukej në nivel, duke pranuar disa fishkëllima pasi gaboi në pasime disa herë. Por, portugezi nuk është lojtar që fshihet dhe pasi pranoi një top jashtë zonës së rreptësisë, lëshoi një “raketë” për të konfirmuar cilësitë që posedon.

    Një javë pasi mbushi faqet e gaztave për veprimet e tij jashtë fushe, këtë javë portugezi është kthyer të bëjë atë që di më mirë, shënimin e golave, duke ia mbyllur gojën kritikëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark