×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo ka klauzol që të kalojë te Newcastle United në rast të kualifikmit në Ligën e Kampionëve!? Kjo është përgjigjja e Eddie Howe

    Insajderi
    04 January 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe ka hedhur poshtë lajmet se Cristiano Ronaldo ka një klauzolë në kontratën e tij me Al Nassr që do ta lejonte atë të bashkohej me Newcastle United nëse ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo u prezantuar nga klubi i Arabisë Saudite Al Nassr të martën pasi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë pas largimit të tij nga Manchester United.

    Sipas raportimeve të së hënës, sulmuesi portugez kërkoi që të lejohej të rikthehej në Premier League me Newcastle të mbështetur nga Arabia Saudite nëse përfundonin në top katër vendet e para në këtë sezon.

    Megjithatë, duke folur përpara ndeshjes së Newcastle me Arsenalin, trajneri i Newcastle Howe mohoi që kjo gjë të ishte e vërtetë.

    “Ne i urojmë Cristianos gjithë të mirat në sipërmarrjen e tij, por nga këndvështrimi ynë nuk ka të vërtetë në këtë lajm që ka qarkulluar”, tha Howe për Sky Sports.

    Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Champions League me 140 gola dhe e ka fituar kompeticionin një herë me United dhe katër herë me Real Madridin.

    Duke folur në një konferencë për shtyp të martën, Ronaldo në mënyrë efektive konfirmoi se nuk do t’i bashkohet një klubi tjetër evropian përpara se të pensionohej.

    “Në Evropë, puna ime është e kryer. Kam fituar gjithçka dhe kam luajtur për klubet më të rëndësishme në Evropë”, tha ai.

    “Kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua ënë Al Nassr], jo vetëm në futboll, por për të ndryshuar mentalitetin e gjeneratës së re në Arabinë Saudite.

    “Kam pasur shumë mundësi në Evropë, Brazil, Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe Portugali, por i dhashë fjalën këtij klubi, për mundësinë për të zhvilluar futbollin në këtë vend të mrekullueshëm.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark