×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ronaldo kështu iu përgjigj legjendës së Man United në telefon

    Insajderi
    18 July 2022 - 09:44

    Legjenda dhe ish-futbollisti i Manchester United, Luis Nani ka zbuluar bisedën e fundit që ka zhvilluar me Cristiano Ronaldon, shkruan Insajderi.

    Nani në një deklaratë për gazetarin anglez Samuel Luckhurst ka zbuluar se ka biseduar me Ronaldon.

    “Kur ai është në pushime, nuk ia hap askujt telefonin. Unë tentova të bisedoja me atë, por më tha: “jam shumë zënë tani, do të flasim shumë shpejtë””.

    Ronaldo sipas medieve botërore po kërkon largimin nga Manchester United dhe për këtë nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në fazën përgatitore.

    Sipas kampit të Ronaldos dhe klubit anlgez, mungesa e tij ka të bëjë me disa çështje familjare.

    Nani është një mik i mirë i Ronaldos pasi kanë luajtur për shumë vite së bashku në Manchester United dhe duket se ylli portugez ka tentuar ta bindë Ronaldo që të mos largohet nga gjiganti anglez.

    Nani ditë më parë luajti kundër Manchester United. Ai po e vazhdon karrierën në Australi me klubin e Melbourne Victory. /Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark