×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ronaldo larg pritshmërive në fillim tek Al-Nassr, tifozët filmohen duke shkelur fanellën e tij

    Insajderi
    29 January 2023 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tifozët e Al-Nassr të zhgënjyer me Ronaldon, publikohet një video e tyre duke e përdhosur fanellën e portugezit

    Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar golin e tij të parë zyrtar dhe zhgënjimi po rritet, teksa Al-Nassr u eliminua në mesjavë nga Superkupa e Arabisë Saudite.

    Duket se disa tifozë janë të zhgënjyer me atë që po ndodh me sulmuesin portugez, pasi Al-Nassr humbi 3-1 nga Al-Ittihad.

    Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “King Fahd”, disa tifozë u filmuan duke shkelur fanellën e Ronaldos me numrin 7.

    Ndërsa është e mundur që ata mund të jenë tifozë rivalë, videoja është bërë virale dhe raportimet thonë se kjo u bë nga tifozët e Al-Nassr, që tashmë po bëhen të paduruar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark