15:33 - 28 Janar 2023

Cristiano Ronaldo nuk e ka nisur mbarë përvojën e tij në Arabinë Saudite. Ende asnjë gol i shënuar në dy ndeshjete para zyrtare me Al Nassr-in, si dhe skuadra e tij që eliminohet që në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite. Pas eliminimit nga Al Ittihad-i, Ronaldo nuk i ka shpëtuar ngacmimeve të tifozëve.

Të pranishmit në stadium nuk janë kursyer aspak ndaj portugezit, megjithëse kanë të bëjnë me 5 herë fituesin e Topit të Artë dhe një prej lojtarëve më të mirë që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit. Tifozët e kanë përcjellë Ronaldon drejt tunelit për në dhomat e zhveshjes duke brohoritur në kor emrin e rivalit të tij më të madh, Lionel Messi-t.