Ronaldo tregon se ku do ta shohim pas pensionimit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo tregon se ku do ta shohim pas pensionimit

    Insajderi
    28 December 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo u shpërblye në Globe Soccer Awards, si golashënuesi më i mirë në historinë e sportit dhe foli për herë të parë për planet e tij pas tërheqjes nga aksioni aktiv.

    Superylli portugez përsëriti në ceremoninë në Dubai se për aq kohë sa është i motivuar për të arritur 1000 gola nuk do të ndalojë së luajturi futboll, por ka filluar të mendojë për të ardhmen e tij teksa po shkon drejt vitit të 39-të. Lajmi që dha gjatë eventit ishte se nuk e ka në mendje mundësinë për t’u bërë trajner, por është në planet për t’u bërë pronar ekipi.

    “…Unë mund të isha reformatori i United. Nëse do të isha pronar i skuadrës, do t’i sqaroja gjërat dhe do të reformoja situatat e këqija që mbizotërojnë tani”.

    Ai vuri në dukje pakënaqësinë e tij me politikën e menaxhimit të ekipit duke goditur ish-pronarët, Glazers, sepse e shihnin ekipin thjesht si një biznes (që duhet të bëjë një fitim) dhe jo një klub futbolli.

    Dhe pasi theksoi se Premier League është liga më e vështirë në botë, me skuadra shumë dinamike që nuk kanë frikë nga kundërshtari dhe nuk ka lojëra të lehta, ai la këshillat e tij për Topin e Artë…

    “Ne e dimë si punojnë atje… Vinicius duhet të kishte fituar Topin e Artë dhe ajo që ndodhi ishte e padrejtë”, ishin fjalët e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark