×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo Zidane grumbullohet nga kombëtarja meksikane

    Insajderi
    10 February 2016 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një i ri meksikan që mban emrin Ronaldo Zidane, një kombinim ky i dy nga ish-futbollistët më të mirë në botë,  është grumbulluar nga kombëtarja meksikane e 15 vjeçarëve.

    Ronaldo Zidane luan në akademinë klubit meksikan Santos Laguna.

    Prindërit e kanë quajtur kështu për shkak se ata ishin tifozë të çmendur të dy ish-“galaktikëve” të Realit të Madridit – brazilianit Luis Nazario de Lima Ronalo dhe mesfushorin francez Zinedine Zidane.

    Pasi shkëlqeu me klubin e tij, adoleshenti tani do të ketë edhe shansin të luajë në nivel ndërkombëtar me kombëtaren meksikane të 15-vjeçarëve, e cila do të grumbullohet këto ditë për një ditë trainingy.

    Nëna e Hernandezit, Nensi Rodrigez, shpjegoi përse ajo dhe bashkëshorti vendosën ta quajnë djalin e tyre me emrin e dyshes që ndihmoi Realin të fitonte La Ligën në vitin 2003.

    “Janë dy yje të mëdhenj të futbollit. Unë dhe burri im ishim tifozë të mëdhenj të Ronaldos dhe Zidanit. Kur djali ishte në bark, ai lëvizte shumë dhe unë i thosha bashkëshortit se ai do të bëhet si ata të dy. Në fillim nuk ramë dakord, sepse burri im është më tepër tifoz i Ronaldos, ndërsa unë e Zidanit, kështu që vendosëm t’i vendosim emrat e të dyve”, tha nëna e Ronaldo Zinedine Hernandez.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark