Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shënoi penaltinë vendimtare në fitoren e Real Madridit ndaj Atleticos në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, dhe ka arritur të shënoje 51 herë gjithsej këtë stinor.
Por, në drejtim të tij ka pasur kritika për paraqitjen e tij në finalen e këtij viti, por edhe në dy finalet e tjera të cilat Ronaldo dhe ekipet e tij i kanë fituar.
Megjithatë, duket se Ronaldos nuk i kanë fare përshtypje kritikat në drejtim të tij, duke thënë se interesohet më shumë për njerëzit e afërt që e rrethojnë.
“Nuk më interesojnë ato kritika. Unë gjithnjë mbaj njerëzit që më duan afër vetës. Dhe ky trofe i kushtohet atyre, njerëzve që më kanë përkrahur gjithnjë, tifozëve në Portugali dhe në tërë botën,” ka thënë ai, njofton Goal.com
Për më tepër, ai thotë se tenton të përmirësohet, pa marrë parasysh një stinor të shkëlqyeshëm që pati./Insajderi.com