×
  • Showbiz
  • Show

    Ronela Hajati fyhet keq për peshën, ky është reagimi i saj

    Insajderi
    12 September 2024 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me komentet negative që merr here pas here për pamjen e saj fizike por shpeshëherë edhe muzikën.

    Ronela u ka bërë thirrje atyre se kohën që haxhojnë duke i komentuar asaj ta shfrytëzojnë për të fituar para.

    “Kush ulet dhe komenton, harxhon kohë që mund ta harxhojë për të punuar e për t’ju çuar bukë në shtëpi familjes, rrinë gjithë ditën parazitojnë në tel e flasin akoma për peshë, moral (që s’kanë pikën e haberit ç’bëjmë me jetët tona), veshje, jeni për të ardhur keq!”.

    Ndër të tjera ajo shtoi: “K*** lope, porno, janë standarde për të gjitha… Unë jam më speciale se kam ca kile më tepër dhe atë punën e librave si batuta, kështu që dhe komentet kanë diapazon më të gjerë”.

    Nëse nuk e pëlqen muzikën time, mos e dëgjo! Dhe kushdo që më takon, ju lutem mos më thoni më: Ronela qenke më e dobët live se është fjalia më shpëlarë që më zënë veshët. Kam pasqyrë! Të paktën unë kam punuar gjithë jetën dhe e kam çdo cent nga 20 vite që këndoj pa i rënë në qafë askujt kurrë!”.

    Ronela gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj për ata që e kanë mbështetur dhe e kanë mbushur me dashuri gjatë gjithë karrierës së saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark