×
  • Sport
  • Sport

    Rooney nuk e sheh vetën të luaj si sulmues në të ardhmen

    Insajderi
    18 May 2016 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, e sheh vetën duke luajtur në mesfushorë në të ardhmen, pasi që shkëlqeu në këtë pozitë gjatë ndeshjes së fundit që United e fitoi 3 me 1 kundër Bournemouth

    Kapiteni i Anglisë shënoi një herë dhe asistoi bukur për Ashley Young për golin e tretë.

    “Ndonjëherë duhet që të marrësh vendim në karrierë dhe vendimi im është që të luaj më prapa,” ka thënë ai.

    “Për Anglinë mund të jetë pak më ndryshe ku besoj se do të vazhdoj të jem sulmues, por stinorin tjetër me siguri do të luaj në mesfushë”, ka thënë ai, njofton Goal.com

    Rooney është golashënuesi më i mirë i Anglisë me 51 gola./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark