×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rouhani: Biden duhet të rikuperojë atë që ka bërë administrata e mëparshme

    Insajderi
    04 March 2021 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se me ardhjen e Joe Biden pas Donald Trump në SHBA ka ndryshuar mënyra e sjelljes së kësaj administrate dhe janë ndërmarrë disa hapa, por e rëndësishme për ta është heqja e sanksioneve.

    Pas takimit të kabinetit të ministrave të zhvilluar në kryeqytetin Teheran, Rouhani dha deklarata lidhur me sanksionet e SHBA-së kundër Iranit dhe marrëveshjen bërthamore.

    Ai mbrojti idenë e tij se Izraeli e ka drejtuar gabim dhe e ka mashtruar Trumpin duke shtuar se administrata e Bidenit duhet të rikuperojë atë që ka bërë administrata e mëparshme.

    “Mënyra e sjelljes në administratën e re të SHBA-së ka ndryshuar. Kanë pranuar se ato që ka bërë administrata e mëparshme ka qenë e gabuar. Praktikisht kanë ndërmarrë disa hapa dhe kanë tërhequr propozimin që administrata e mëparshme ia kishte paraqitur OKB-së. Por, për ne çështja e rëndësishme është heqja e sanksioneve dhe ne nuk kemi dëshmuar që SHBA-ja të ketë ndërmarrë ndonjë hap serioz për këtë çështje”, tha Rouhani.

    “Vonesa sikur edhe një ditë për heqjen e sanksioneve dhe lënia e diçkaje që është e mundur sot për nesër nënkupton shkeljen e të drejtës së popullit”, theksoi ai./ata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark