
Me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, SHB “Rozafa” e Prishtinës ditë më parë botoi veprën e autorit August Strindberg me titull “Sonata e fantazmës” FANTAZMËS”, dramë, përktheu: Qerim Raqi 2023.
…August Strindbergu (lindur më 1849) konsiderohet një nga dramaturgët më të mëdhenj të kohës, me një opus të gjerë krijues: rreth 60 drama, dhjetë romane dhe dhjetë tregime të shkurtra. Shumë nga veprat e tij vlerësohen si klasike, të tilla si “Dhoma e Kuqe”, “Banorët e fshatit Hemsö”, “Zonja Julie” dhe “Ëndërrloja”.
August Strindbergu ishte shumë aktiv në debatin shoqëror të kohës së tij. Ndër të tjera, ai mbështeti lëvizjen e punëtorëve. Jetën e tij e karakterizonin ndarjet dhe divorcet. Ai ishte martuar tri herë dhe në fund të viteve 1890 pësoi një psikozë. Shkroi për krizën e tij mendore në librin “Inferno” (1897).
Gjatë viteve të fundit jetoi pjesërisht në Karlavägen 40 në Stokholm (sot Strindberghuset) dhe pjesërisht në Drottninggatan 85 (sot Muzeu i Strindbergut). August Strindberg vdiq në 1912 nga kanceri, 63 vjeç. Është varrosur në Varrezat Veriore **
Sonata e fantazmës është një shfaqje e August Strindbergut nga 1907. Titulli i referohet një pjese muzikore të Beethovenit Piano Sonate në D minor (op. 31, nr. 2), e cila Strindbergut dukej se i pëlqente dhe të cilën e dëgjonte…