×
  • Showbiz
  • Show

    Rrahja brutale e të moshuarës në Pejë, reagon Mozzik

    Insajderi
    02 November 2022 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik ka reaguar për videon në të cilën shihet duke u rrahur një e moshuar infermierja Aurona Pelaj në një shtëpi të moshuarve në Pejë.

    Përmes një postimi në Facebook, Mozzik ka thënë se familjarëve të moshuarës u ofron mundësinë për t’ua paguar avokatin i cili do të merret me këtë çështje.

    “PSE E KQYRA KETE VIDEO ? Refuzoj të flas sot do e lë tërë ditën e javën të flas kjo video e tmerrshme!! E more Zot i madh kursena durimin e runa mendjën! PUBLIKISHT familjarëve të moshuarës le të më lajmrohën nëse kan nevojë për pagesa për një Avokat !
    Nuk e di ..thjeshtë po i kursej fjalët !!! (ftyren e te moshuares e mbulova )Vajza qe po e rraf e paska emrin : AURONA PELAJ E ajo qe ka incizu spja di emrin ende…#Rastirende “, ka shkruar Mozzik në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark