Në Gazetën Insajderi ka ardhur një video, ku shihen dy burra duke sulmuar fizikisht njëri tjetrin.
Rrahja masive mes dy personave ka ndodhur te “Xhamia e Llapit” në Prishtinë.
Përgjatë videos shihet se konflikti mes tyre vazhdon edhe duke u futur në një lokal aty pari, derisa njëri mundohet të ikë.
Arsyeja e konfliktit nuk dihet, derisa tutje ndërhynë një person i tretë duke munduar t’i ndajë.