23:19 - 25 Janar 2022

Një rrahje ka ndodhur në mes dy vajzave në Shtime.

Një video e tillë ka arritur në adresën e Insajderit, ku shihen dy vajza që thuhet se janë nga Godanci i Shtimes dhe të cilat tërheqin njëra tjetrën për flokësh në mes të rrugës.

Nuk dihet se kush janë vajzat në video dhe as motivet që kanë quar në këtë akt të shëmtuar mes tyre.

Shqetësues mbetet fakti se edhe në këtë video, të pranishmit vetëm bëjnë tifo për njërën apo tjetrën dhe nuk ndërhyjnë për të ndërprerë këtë përleshje.