×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje masive në Viti – shtatë persona bëhen për spital, njëri për QKUK

    Insajderi
    23 October 2020 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rrahje masive ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Sllatinë e Epërme në Viti.

    Sipas policisë në këtë përleshje janë përfshirë shtatë persona ku të gjithë kanë përsuar lëndime trupore ndërsa njëri prej tyre është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përcjell Gazeta Insajderi.

    “Fshati Sllatinë e Epërme, Viti 22.10.2020 – 12:50. Raportohet se janë arrestuar pesë të dyshuar  m/k pasi që pas një mosmarrëveshje kishte ardhur deri te një rrahje masive mes disa personave me ç’rast 7 prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe se njëri prej tyre ka lëndime më serioze dyshohet të ketë plagë nga thika i cili është duke u trajtuar në QKUK, Prishtinë , të tjerët janë duke u trajtuar në emergjencën e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit 4 prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i 5-të është në tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark