×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrahje në Prishtinë dy persona përfundojnë në QKUK

    Insajderi
    27 May 2022 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona janë lënduar teksa janë rrahur mes vete në Prishtinë.

    Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës  19 :30,  kemi pranuar informatën për një përleshje fizike e cila ka ndodhë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

    Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga  mjete të forta, janë lënduar dy persona.

    Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person i cili ka qenë i përfshirë më rrahje.

    Policia ka  nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark