14:10 - 01 Tetor 2022

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në mbledhjen e jashtëzakonshme të sindikatave, tha se “greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023”.

Këto komente Jasharaj i ka bërë para pak momenteve, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndryshe, pas votimit për pezullimin e grevës në arsim, janë numëruar votat e mësimdhënësve të shkollave në sistemin publik në vend.

Nga të gjitha votat e mbledhura, e që janë dërguar në Këshillin Grevist të SBASHK-ut, 54.88% janë deklaruar për pezullim të grevës.

Ndërkohë, 45.12% e mësimdhënësve janë deklaruar për vazhdimin e saj./Gazeta Insajderi/