×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahman Jasharaj: Nuk jam hajn as milionerë, paratë në bankë i ruaj për varrimin tim

    Insajderi
    26 November 2021 - 18:04

    Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari tha se udhëton me autobus në relacionin Prishtinë-Pejë. Ai në një lidhje direkte për kanal10 tha se po flet nga autobusi i kësaj linje.

    Jasharaj ka deklaruar se në bankë i ruan paratë për varrim, pasi është në moshë dhe shëndetin nuk e ka të fortë.

    “Po flas nga autobusi i linjës Prishtinë – Pejë. Unë e ndaj çdo ditë fatin me qindra pasagjerë. Vazhdoj të ruaj paratë në Pro Credit për varrimin tim”, ka thënë Jasharaj.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari i ka reaguar me një letër publike organizatës ORCA

    Jasharaj ka thënë se ka një shtëpi modeste në Pejë. Ai thotë se për ta riparuar kulmin e shtëpisë është detyruar ta tërheq 10 përqindëshin nga Trusti.

    “Dibrani dhe ORCA e thanë se paskan dokumente që tregojnë për pasurinë time, por se nuk paska arritur t’i printojnë. Unë nuk jam hajn as milionerë. Kam një shtëpi modeste në Pejë dhe kemi një makinë të thjeshtë që ia bleva si dhuratë vajzës sime duke hyrë në kredi për çka banka ka dokumente për këtë. Për ta riparuar kulmin e shtëpisë u detyrova të tërheq atë 10 % nga Trusti dhe në bankë mundohem të ruaj pa harxhuar shumën sa kushton një varrim sepse jamë në moshë dhe shëndetin nuk e kam si duhet. Pasuria ime më e madhja janë familja ime , nderi , krenaria që jam kryetar i SBASHK-ut dhe respekti i punëtorëve të arsimit dhe qytetarëve tjerë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Jasharajt.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark