×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahman Jasharaj thotë se vajza e tij ia zëvendësoi mungesën nënën

    Insajderi
    06 November 2022 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka treguar shumë detaje nga jeta e tij private dhe raportet me fëmijët e tij në intervistën që ka dhënë për emisionin “Kendiv”.

    Ai u shpreh se vdekja e nënës së tij ka ndikuar që të zbehen pak lidhjet familjare, por tregoi se me katër fëmijët e tij ka raporte shumë të afërta.
    Por, një raport më i veçantë duket të jetë me vajzën, Qëndresën.

    “Pas vdekjes së nënës jemi larguar me familjarët edhe pse duhemi, por nuk është më ajo shtylla që themi po shkojmë hatri nënës. Fatmirësisht mungesën e nanës ma ka zëvendësuar bija ime Qëndresa, kur kam telashe këshilla e saj është shumë me vend. Qëndresën e dua shumë më tepër edhe pse i kam katër fëmijë”, ka thënë Jasharaj.   

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark