×
Show

Rrëfehet Dua Lipa: Nga Kosova nuk kisha mundësi të depërtoja në botë

Insajderi
17 January 2017 - 17:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka thënë se shpërngulja e saj nga Kosova në Londër, në moshën 15-vjeçare i ka dhënë asaj “mundësi të mëdha” për të realizuar ëndrrat e saja.

21-vjeçarja nga Prishtina – e cila sapo ka publikuar këngën e saj të re “No Lies” në bashkëpunim me Sean Paul – ka deklaruar se largimi nga Kosova në vitin 2008 dhe lëvizja në Londër ka qenë momenti përcaktues i karrierës së saj.

Sipas Lipës, Kosova nuk i jepte mundësi që të depërtonte në tregun botëror të muzikës.

“Unë nuk doja që të vazdoja muzikën në Kosovë, sepse unë nuk paramendoja se nga atje kisha mundësi të tërhiqja një audiencë globale. Nëse unë do të realizoja disa këngë dhe të shpresoja për më të mirën – se dikush do të më dëgjonte dhe do të më merrte nga Kosova – kjo nuk duket edhe shumë realiste”, ka thënë Lipa.

Këngëtarja nga Prishtina, në një intervistë me V Magazine ka thënë se lëvizja në Londër ka qenë hap shumë i rëndësishëm për karrierën e saj, njofton Insajderi.

“Mendoj se ajo periudhë e jetës sime me të vërtetë më bëri kjo që jam tani, sepse e dija arsyen se përse isha në Londër dhe çfarë kërkoja”, është shprehur Dua Lipa. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark