×
  • Showbiz
  • Show

    Rrëfimi emocional i Diolës – Periudha e rëndë e jetës si një nënë me tri vajza

    Insajderi
    31 January 2023 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorja e Big Brother Vip Kosova, ka emocionuar me rrëfimin e saj emocional se si i ka rritur tri vajzat e saj, si është paragjykuar se ka lindur tri vajza nga familjarët.

    Tutje Diola ka treguar se si është detyruar që vajzat ti rikthejë te bashkëshorti dhe për këtë është ndjerë se këtu ka dështuar si nënë.

    Njoha Dardanin, kisha gjithë familjen kundra tij, mbeta shtatzënë, mami më tha duhet te zgjedhësh, 20 vjec u bëra mami, ka qene një fazë kur unë për herë të pare jam njohur me depresionin e lehtë, ka qenë koha kur nuk ka pasur whats app, ku duhej te flasesh me familjen nje here ne jave. Lindi vajza e dytë, dhe nuk pashë te njejtin gëzim nga familjaret për faktin se Enja ishte vajzë, kjo ka lënë shenjë tek unë, te thotë një familjar po ti bëke vetëm vajza, ne kohe te divorcit, me ka kushtuar shume, sepse kur erdha ne Tirane nuk kam pasur asgjë, dhe këtë e kam bërë vetëm per vajzat, dhe isha shume e sigurte qe unë do të ia dal dhe me të vërtetë ia dola. Vajza e tretë nuk fliste, dhe ishte momenti qe të hiqja dorë nga vajzat për shëndetin e tyre dhe vendosa që ti ktheja te bashkëshorti im, kjo ishte rënia ime ,këtu dështova”, ka rrëfyer Diola mes të qarash.

    Diola është ka takuar vajzat e saj, teksa të gjithë janë përlotur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark