×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i djaloshit kosovar që nuk e harroi ushtaren kanadeze, të cilën gjatë luftës e pati si nënë të dytë

    Insajderi
    02 October 2022 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javën e kaluar, Gazeta Insajderi solli rrëfimin e ushtares kanadeze, Sophie Boisvert Levesque, e cila zbuloi detaje të shumta nga eksperienca që ajo pati gjatë luftës në Kosovë, me 21 fëmijët të cilët i konsideronte si të saj.

    Boisvert, e cila qëndroi në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe shërbeu si paqeruajtëse me KFOR-in kanadez, ndonëse pas luftës u rikthye në vendin e saj nuk ishte larguar asnjëherë shpirtërisht prej fëmijëve për të cilët u përkujdes. 

    Gazeta Insajderi ka arritur të kontaktojë me njërin nga fëmijët, më saktësisht me Labinot Brahimin, i cili ka rrëfyer historinë me znj. Levesque.

    Brahimi tha se KFOR-i kanadez e trajtoi shumë mirë atë së bashku me 20 fëmijët e tjerë menjëherë pas luftës. Madje, siç tregon ai përveç që u kujdesën për ta dhe iu dhanë për të ngrënë, aty gjetën edhe një “nënë të dytë”, ushtaren Sophie.

    “Mbas luftës ne u kthyem në shtëpiat tona, por ne si fëmijë kishim frikë kur shihnim ushtarë apo mjete të rënda si tanket edhe aty në fshatin tim erdhën KFORI kanadez, të cilët mua dhe shokët e mia na trajtonin si fëmijët e tyre

    “Kjo për ne përbënte gëzim shumë të madh, pasi na jepnin edhe ushqim edhe lodra për fëmijë.
    Për ne fëmijët që ishim 21, ishte një fillim i ri kur erdhi ish-ushtarja Sophie Boisvert Levesque, e cila u bë një nënë e dytë, kujdesej shumë për ne, veçanërisht për ne që ishim në moshë më të vogël
    ” – tha ai.

    Tutje, Brahimi tregoi edhe momentin kur KFOR-i u largua nga vendi i tij, Drenasi, për të zbuluar edhe detajet nga rënia me kontakt me ish- ushtaren dhe takimin me të.

    “Kur KFOR-i kanadez vendosën te largoheshin të gjithë ne fëmijët u mërzitëm shumë dhe u përshëndetëm me lot. Por, pas disa vitesh unë e gjeta adresën e Sophie Bosiverts Levesque dhe me ndihmën e hallës time ia dërguam një shkrim që nuk më kujtohet shumë mirë pasi isha i vogël”.

    “Derisa, në vitin 2018 gjersa isha në punë erdhi një polic në qytetin tim në Drenas, dhe më tha se po më kërkonte një person nga Kanadaja, aty m’u rikthyen kujtimet dhe kontaktuam me të përmes Facebookut. Për t’u takuar pastaj në vitin 2021 kur erdhi në Kosovë. Ishte moment i papërshkrueshëm, moment i lumtur. Ishim prap ata fëmijët e vegjël dhe mirënjohës që patëm afër një person si Sophie” – tha Labinot Brahimi, njëri nga fëmijët që ishte kujdesur ish-ushtarja kanadaze Sophie Boisvert.

    Më poshtë rrëfimi i ish-ushtares kanadeze për Gazetën Insajderi.

    Gazeta Insajderi: Fillimisht na e përshkruani qëndrimin në Kosovë në kohë lufte, çfarë patë dhe si u ndjetë?

    Sophie Boisvert Levesque: “Sa herë që shkruaj për vitet 1999 dridhem. Unë jam me prejardhje franco-kanadeze dhe qëndrova në Kosovë për 6 muaj. Më poshtë po renditi disa nga ngjarjet më me rëndësi që kam përjetuar në Prishtinë.

    Majori im më dërgoi në Prishtinë për të marrë karburant për avion, por pasi u kthyem nga pika ku morëm karburant, trafiku ishte bllokuar rreth nesh, kishim ngecur pran një tanku rus. Ata flisnin për një sulm në një shtëpi të një gruaje shqiptare rreth 80-vjeçare, në të cilën kishte shpërthyer një minë, dhe mund të them që shumë familje shqiptare humbën jetën prej këtyre minave.

    Kam parë nëna në spital, që bënin fotografitë e fundit me bashkëshortët e tyre, pasi ata pastaj zhdukeshin, dhe mbase janë të zhdukur ende.  Pashë edhe djem të rinj të veshur me ngjyrat e UÇK-së të ulur në karrige me këmbë të prera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark