×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrëfimi i Lindita Rugovës për betejën me kancerin: Edhe pa paruke dalë, veç me jetu ende

    Insajderi
    05 March 2023 - 11:20

    Në rubrikën “Prej zemrës” të emisionit “Kendiv”, këtë javë ka rrëfyer mes shumë emocionesh dekanja e Fakultetit Filologjik, Lindita Rugova.

    Për momentet e saj më të lumtura, ajo ndau kohën kur ishte bërë nënë.

    “Gjë ma të bukura se kur jam ba nënë, s’ka pas”, pohoi ajo. Ndërkaq, ka ndarë edhe betejën e saj me kancerin, pasi është diagnostikuar dy herë me këtë sëmundje.

    “Unë po jetoj ende me terapi që 11 vite e gjysmë, por ballafaqohem me situata të vështira në çdo moment. Tërë kohën them nuk kam asgjë, jam mirë, terapia po funksionon, prapë se prapë është moment i vështirë edhe që të përcjell tërë kohën”, u shpreh ajo teksa dha një mesazh të fuqishëm për të gjithë që përballen me këtë sëmundje.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark