×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Rrëfimi i sirianit që nxori të vdekur nga rrënojat e tërmetit të fejuarën e tij

    Insajderi
    19 February 2023 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Familjet e refugjatëve sirianë që kanë humbur të dashurit e tyre nga tërmetin i javës së kaluar janë mbledhur në pikën kufitare Bab al-Haëa për të ndihmuar në riatdhesimin e trupave të tyre.

    Aysha Moarri, 45 vjeçare bashkëshorti i saj Nouman dhe mbesa e tyre katërvjeçare Elma, ishin të vetmit të mbijetuar pasi u shemb ndërtesa gjashtëkatëshe ku ata jetonin.

    Ajsha dhe Numan humbën dy vajza, një djalë dhe dy mbesa, dhe ishin ende në kërkim të dhëndrit të tyre.

    Ali ishte i fejuar me vajzën e mesme të Ajshës, Viam, ata  ishin të dashuruar prej katër vitesh, por vetëm një javë para tërmetit ai e kishte bindur të atin të pranonte fejesën e tyre.

    “Atë natë ne ishim ende duke i dërguar mesazhe njëri-tjetrit në WhatsApp deri vonë. Nuk mund të flinim”, tregoi ai për natën e tërmetit.

    Rreth orës 04:00 ai ka marrë një mesazh nga Viam: “A je zgjuar? Pata një makth të çuditshëm”.

    Ata ishin në mes të një videotelefonate kur toka filloi të dridhej, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    “Sapo i kisha thënë se ajo nuk duhet të mendonte për atë ëndërr të keqe. Dhe pastaj i thamë njëri-tjetrit se e donim njëri-tjetrin. Ajo ishte ulur në shtratin e saj dhe qeshte e qetë. E pashë duke u përpjekur të vraponte, por telefoni i saj ishte futur në mur dhe e ngadalësoi atë. Më pas fotografia ngriu. Ekrani u nxi”, kujtoi ai.

    “Kur mbaroi tërmeti, unë dola jashtë, e gjithë lagjja jonë u shkatërrua. Nuk më kujtohet se si eca në rrugën ku ajo (Viam) jetonte. Më mori dy herë më shumë kohë se të gjitha rrugët ishin të bllokuara”, u shpreh tutje ai.

    Ali tregon se ai dhe miqtë e tij filluan kërkimin dhe pas tetë ditësh kërkime, Ali gjeti trupin e pajetë të së dashurës së tij Viam.

    Ajo ishte duke përqafuar vëllain e saj Muhamedin kur vdiq.

    Tani, bashkë me një grup prej 15 shokësh sirianë, Ali po punon për të gjetur familje të tjera siriane.

    Ndryshe, sipas autoriteteve turke, gjatë 10 ditëve të para pas tërmetit, më shumë se 2 mijë 306 trupa u dërguan në kufi me Sirinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark