×
Show

Rrëfimi i Miss-it nga Lipjani: Si dështoi udhëtimi në Filipine

Insajderi
25 September 2017 - 18:59

Një muaj para se të takonte bashkëvendësen e tij që ishte zgjedhur Miss Kosova, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti kishte pritur në zyrën e tij ideatorin e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

Me 23 tetor tetor 2014, kryetari Ahmeti e kishte takuar Kaltrina Nezirin që kishte arritur ta fitonte garën e bukurisë “Miss Kosova” dhe sipas një komunikate të asaj kohe, kryetari ishte shprehur se kishte pritur një mysafire të veçantë e cila “k a bërë të ndjehet krenar, me paraqitjen e saj, jo vetëm qytetarët e Lipjanit, po mbarë shqiptarët”.

Në atë komunikatë thuhej se Ahmeti, ka përgëzuar Miss Kosovën, për sukseset e saj, duke i dëshiruar sukses të vazhdueshëm në ndërtimin e karrierës edhe në të ardhmen, por bashkë me këtë kishte ndarë edhe ca mjete që ta mbështesë shkuarjen e saj në Filipine, atje ku do të përfaqësonte Kosovën në “Mis Earth 2014”.

Por udhëtimi kishte dështuar dhe tri vite pas kësaj historie, Ahmeti nga LDK-ja po përballet me një kallëzim penal nga rivalët politike, PDK-ja që akuzon Ahmetin se përkundër faktit që udhëtimi i Nezirit kishte dështuar, ajo është lejuar t’i shpenzojë paratë për t’i rregulluar dhëmbët, raporton Insajderi.

Por pse kishte dështuar udhëtimi? Këtë e kishte shpjeguar vet Neziri në dhjetëra intervista që kishte dhënë.

“Vitin e kaluar, unë jam përzgjedhë si Miss Kosova ta përfaqësoj Kosovën në Miss Earth, por për shkak të periudhës shumë të shkurtë dhe dokumentacionit të pakompletuar nuk arrita ta marrë vizën dhe kështu mbeta pa përfaqësim”, kishte thënë ajo në një intervistë të para dy viteve.

Por ajo nuk kishte mbetur pa përfaqësim. Vitin e kaluar, ishte përzgjedhur nga organizatorja e Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, që ta përfaqësonte Kosovën në Miss Earth 2015, që mbahej në Vjenë. Neziri ishte zgjedhur në vitin 2015, edhe Miss Earth Kosova.  Kësisoj ajo kishte mbajtur kurorën e Miss Earth Kosova, për dy vite.

“Jo absolutisht nuk e kam ditur që sivjet ka me përfaqësu  Kosovën. Por që më erdhi një telefonatë prej Agnesës para dy muajve, dhe ajo e ka parë të arsyeshme që unë këtë vit ta përfaqësoj Kosovën pasi vitin e kaluar nuk munda”, shpjegonte Neziri në një intervistë të tetorit të vitit 2015.

“Ëndrra ime vitin e kaluar është ndalur përgjysmë por është realizuar këtë vit”, thoshte ajo.

Kështu që ajo në nëntor të atij viti kishte udhëtuar drejt Vjenës, por jo me paratë e marra nga Komuna.

Madje organizatorët e Miss Earth 2016 kur e kishin prezantuar e kishin përmendur faktin se ajo nuk kishte arritur të shkonte në Filipine dhe kjo Nezirit i kishte bërë përshtypje.

“Më ka pëlqyer shumë ky përshkrim dhe shumë interesant gjithë kohën prej janarit më kanë shkruar se a do të jem këtë dhe vit dhe jam gëzuar që sivjet do të jem prezente atje” , thoshte Neziri në intervistën për 21-in.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark