“E pashë kamionin duke ardhur drejt meje” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “E pashë kamionin duke ardhur drejt meje”

    Insajderi
    15 July 2016 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë nga Toronto e Kanadasë, që ka qenë duke qëndruar për pushime në Nicë të Francës para se të fillonte fakultetin, ka rrëfyer momentet e sulmit që la të vdekur së paku 84 persona.

    “Kam dëgjuar shumë britma dhe të gjithë kanë qenë duke vrapuar në drejtime të ndryshme.  Unë nuk e dija se çfarë po ndodhte dhe nuk kam lëvizur dhe kam menduar se duhet të jetë ndonjë shaka e organizuar mire,” ka thënë ai, njofton BBC.

    “Pastaj e kam parë kamionin duke ardhur drejt kah unë.  Ka qenë rreth 25 metra larg nga unë.  Pas kësaj, nuk kam mundur më të mendojë dhe kam filluar të largohem,” ka treguar ai.

    “Kam hyrë në një ndërtesë dhe një francez më ka lënë mua dhe 15 të tjerë në apartamentin e tij.  Kemi qëndruar aty për një kohë dhe jemi larguar kur mësuam se ka kaluar rreziku.  Ka pasur shumë njerëz të cilin ishin në panik, trupa të vdekur në rrugë dhe policë gjithandej.  Nuk kam dashur që të shoh trupat e vdekur të mbetur në rrugë,” ka rrëfyer ai.

    Ai ka treguar se ka filluar të ndihet keq sidomos kur janë qetësuar gjërat.  “Atëherë e kam parë që jam duke u dridhur dhe ato imazhe kanë vazhduar të qëndrojnë në kokën time.”

    “Kam rezervuar një biletë avioni menjëherë sepse dua që të largohem këtu sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shtuar ai./Inasjderi.com

     

     

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark