×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi tronditës i ish-presidentit të Barcelonës: Tmerri që kalova në burg, në fillim nuk e mora vesh pse më dhanë prezervativë e vazelinë pastaj…

    Insajderi
    01 February 2023 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sandro Rosell u bë presidenti i klubit të Barcelonës në vitin 2010 dhe qëndroi në krye të spanjollëve për katër vjet. Pasi ai u largua nga posti, shumë akuza dolën ndaj ti dhe përfundoi në gjyq. Rosell u dënua me 2 vite burg për pastrim parash dhe në vitin 2017 ai përfundoi pas hekurave.

    Ai vuajti dënimin e plotë në burgjet e Madridit dhe Barcelonës. Kur përfundoi dënimin, ai vendosi të fliste për eksperiencën aspak të lehtë që kaloi për dy vite.

    “Më kërcënuan shumë herë, por shokët e qelisë më mbrojtën disa herë. Ata donin të më rrihnin disa herë. Herën e parë në Madrid sepse një nga të burgosurit e shqetësonte fakti se isha katalanas dhe herën e dytë sepse isha president i Barcelonës, pr në të dyja rastet më kanë mbrojtur dhe nuk më kanë kërkuar gjë në këmbim.

    Në burgun e Barcelonës, u miqësova me një person që ishte “mbreti i ciganëve”. Një person i grupit të tij më foli një herë keq dhe “mbreti” i tha vetëm disa fjalë dhe gjithçka mori fund. Në madrid më mbronin më së shumti kolumbianët. Në burg ndodhnin incidente të përditshme. Më kujtohet një herë kur njëri prej tyre mori një thikë dhe ia futii në dorë një tjetri vetëm se i kishte borxh një Coca-Cola.

    Nuk mbaj mend në jetën time që të kem qarë më parë, por e kam bërë shpesh në burg. Do të ndihesha më mirë më vonë. Kanë qenë momente të ndryshme dhe disa edhe të bukura. Mëson shumë për jetën kur përfundon në të tilla një vend”, thotë ish-presidenti i Barcelonës.

    Ai gjithashtu ka deklaruar se ishte shokuar kur i dhanë katër prezervativë dhe vazelinë në hyrje të burgut.

    “Po, është e vërtetë që e merr kur futesh në burg. Nuk të kërkon njeri, ta japin në hyrje. Nuk e kuptova në fillim, por më pas kuptova gjithçka. Ka shumë akte homoseksuale në burgje edhe nga njerëz që nuk janë të tillë”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark