×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rregullatori shëndetësor i Britanisë së Madh shqyrton vaksinën e AstraZeneca

    Insajderi
    27 November 2020 - 14:38

    Qeveria britanike njoftoi sot se i kishte kërkuar Autoritetit Rregullator të Shëndetit të Barnave (MHRA) të rishikonte vaksinën kundër koronavirusit të ri të zhvilluar nga laboratori britanik AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it në kuadër të hedhjes në treg të saj.

    “Ne i kemi kërkuar zyrtarisht rregulatorit shëndetësor për të vlerësuar vaksinën Oxford/AstraZeneca dhe të përcaktojë nëse i përgjigjet normave rigoroze të sigurisë”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

    “Nëse miratohet, kjo do të përbënte një etapë të rëndësishme drejt sigurimit të një vaksine sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

    “Britania e Madhe, vendi më i prekur në Europë nga epidemia e COVID-19 me më shumë se 57 000 të vdekur dhe gjithashtu vendi i parë në botë që ka nënshkruar në marrëveshje me AstraZeneca dhe Universitetin e Oxford-it, duke i garantuar asaj aksesin për 100 milionë doza”, theksoi Misnitria e Shëndetësisë.

    Nëse vaksina autorizohet, katër milionë doza do të shpërndahen në Britaninë e Madhe para fundit të vitit, ndjekur nga 40 milionë doza të tjera para fundit të marsit 2021.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark