×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rreth 200 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

    Insajderi
    01 April 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të premten në mesnatë ka përfunduar afati për deklarim të pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë.

    Yll Buleshkaj, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ka thënë se pothuajse të gjithë zyrtarët publikë e kanë obligim ligjor për deklarimin e pasurisë.

    “Zyrtarët publikë janë përgjigjur mirë. Nga rreth 4,800 prej tyre, janë 179 që nuk e kanë bërë deklarimin. Ka mundësi që ky numër të bie drastikisht, pasi kemi pasur numër të madh të dorëzimit të kopjeve fizike”, është shprehur Buleshkaj në Klan Kosova.

    “Janë mbi 90 përqind e zyrtarëve që deklarimin e kanë bërë përmes platformës elektronike. Besojmë se numri i tyre do të bjerë nën 100”.

    Ai ka treguar se nuk ka zyrtarë të lartë shtetëror që nuk ka e ka bërë deklarimin e pasurisë sipas afatit.

    “Ka disa zyrtarë të asambleve ose drejtues bordesh, por jo nivele të larta”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark