×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rreth 4 milion viktima nga COVID-19

    Insajderi
    13 June 2021 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i viktimave nga COVID-19 në botë ka shkuar në 3 milionë e 813 mijë e 319, sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, përcjell Gazeta Express.

    Ndërsa, sipas kësaj faqeje, numri i të infektuarve me këtë virus në botë ka shkuar në 176 milionë e 551 mijë e 81.

    160 milionë e 556 mijë e 750 persona janë shëruar nga ky virus.

    Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 34 milionë e 316 mijë e 5 raste dhe 614 mijë e 958 viktima.

    Pastaj India me 29 milionë e 485 mijë e 65 raste dhe 371 mijë e 225 viktima dhe Brazili me 17 milionë e 376 mijë e 998 të infektuar dhe 486 mijë e 358 viktima.

    Ndërsa, vetëm në 24 orët e fundit raportohet se në botë janë regjistruar edhe rreth 144 mijë raste të reja me COVID-19 dhe mbi 2 mijë e 800 viktima.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark